“Rama është kalë troje në Bordin e Paqes, i Xhorxh Soros. Është i identifikuar ai”. Kështu është shprehur Klevis Balliu gjatë një intervistë në emisionin “Kjo Javë” në News24.

Gjithashtu ai nuk i kurseu kritikat dhe akuzat ndaj qeverisë dhe kryeministrit Rama duke u shprehur se ka vjedhur dhe ka kthyer korrupsionin në sistem,.

“PD ka deklarata nga kreu i partisë, që Rama është Ramaduro patjetër. Sa i lidhur me kartelet ishte ky sa ankohej Maduro. Zgjidhjet nuk na vijnë kurrë nga jashtë. Të vijnë SHBA dhe BE rrini në shtëpi se e heqim ne. Nuk jemi karagjoz që të mendojmë se bëhen gjërat si në Venezuelë. Nuk njihej qeveria. Statuset e gjithë kabinetit është i njëjti me statusin e fotografive. Rama është Kalë Troje në Bordin e Paqes, i Xhorxh Soros. Është i identifikuar ai”, tha Balliu.

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb