Deputeti i Partisë Demokratike teksa ka vizituar banorët e lënduar në Spitalin e Traumës ka pohuar se koha e bandave dhe e kryeministrit Rama tashmë ka marrë fund.

Duke iu përgjigjur interesit të mediave nga jashtë ambienteve të spitalit, deputeti Balliu theksoi faktin se qytetarët i kanë kërkuar edhe policisë të bashkohen me ta. Mes tjerash ai iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve të bashkohen në kauzën e banorëve të “Unazës së Re”.

“Policët ishin në krye të detyrës dhe dhanë maksimumin e tyre. Banorët kanë kërkuar që policët të heqin kapelat dhe t’iu bashkohen atyre në protestë. Kohës së bandave po iu vjen fundi, kohës së Ramës po i vjen  fundi, tani është koha e qytetarëve. Ftoj të gjithë qytetarët t’iu bashkohen banorëve”, tha ai.

(n.m/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb