Deputeti i PD, Klevis Balliu, ka akuzuar mazhorancën se po përpiqet të shmangë përgjegjësinë për situatën në sigurinë kombëtare.

Në fjalën e tij nga Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, Balliu deklaron se qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për zhvillimet e fundit.

“Edi Rama ia ka dhënë shtetin Ergys Agasit dhe bandave. Pa mbajtur përgjegjësi për këtë çështje, nuk ka zgjidhje. Lufta ndaj karteleve të drogës fillon me largimin e Edi Ramës”, shprehet Balliu.

Reagimi i plotë:

Mazhoranca kërkon që të harrohet e vërteta dhe ajo që ka ndodhur me sigurinë kombëtare dhe ekonominë e vendit, në mënyrë që të vazhdojë të varfërojë qytetarët dhe të pasurojë kriminelët.

Nuk ka rend dite apo video që mund të nxjerrë qeveria që mund ta zhbëjë këtë krim monstruoz.

Edi Rama ia ka dhënë shtetin Ergys Agasit dhe bandave. Pa mbajtur përgjegjësi për këtë çështje, nuk ka zgjidhje.

Kjo qeveri është një çështje e mbyllur. Edi Rama është një çështje e mbyllur.

Zhvillimi i Shqipërisë fillon me largimin e Edi Ramës.

Lufta ndaj karteleve të drogës fillon me largimin e Edi Ramës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb