Kandidati për deputet të PD-së në Tiranë, Klevis Balliu, ka takuar të rinjtë në Astir dhe ka dëshmuar angazhimin e tij për të mbështetur rininë në Shqipëri.
Ai theksoi se Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka një fokus të veçantë për të rinjtë, të cilët, sipas tij, janë poshtëruar nga pushteti i tanishëm. Balliu ka premtuar mbështetje financiare dhe stimuj fiskal për investitorët nën 35 vjeç që duan të investojnë në sektorë si startup, inovacion, dhe ekonominë blu dhe e gjelbër.
Po ashtu, ai ka theksuar përjashtimin nga tatimi mbi të ardhurat deri në moshën 25 vjeç. Balliu deklaroi se rinia do të sjellë fitoren e madhe të PD më 11 maj.
Postimi i kandidatit për deputet të PD në Tiranë, Klevis Balliu:
Me të rinjtë në Astir
Ja pse rinia i bashkohet numrit 1️⃣
🗳️Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka një fokus të vaçante për rininë 👧👦, e cila në këto vite është sulmuar pafytyrësisht nga pushteti tanimë i vjetëruar 👴 i Edi Ramës.
📌Sot pata kënaqësinë të takohesha me disa të rinj 👧👦 në Njësinë 14, të cilët me mbështetjen e tyre garantojnë një përmbysje spektakolare në 11 Maj🗳️.
- Rinia 0️⃣ sigurime shoqërore dhe shëndetsore për 12 muajt e parë.
- Përjashtim nga tatimi 💰mbi të ardhurat deri në moshën 25 vjeç.
- Stimuj fiskal dhe mbështetje finaciare për investitorët nën 35 vjeç që duan të investojnë në: Startup, inovacion, blue and green economy💰
