Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në “Open” në News24, duke folur për dosjen “Babale” e ka cilësuar hetimin për të, të pahetuar pasi nëse do të ishte bërë kjo, në burg nuk do të ishte deputeti i PD, Ervin Salianji por persona të tjerë.

“Forca e pushtetit e dërgoi rrjedhën e hetimit në interes të Xhafajt dhe Ramës, nëse do të ishte hetuar “Babalja” do ishin personazhe më të lartë se Salianji.

Geron Xhafa u largua me urgjencë nga Shqipëria dhe po vuan në Itali një dënim për drogën.

Asnjëherë nuk u mësua se kush ishin ata zyrtarë të SHISH që përgjuan.

Albert Veliu, nuk e dinin asnjë se ishte “Babalja”, atë e gjetën institucionet, palët e interesuar me forcën e pushtetit,  e shkoqitën dhe e bënë të pabesueshëm.

Babalja komunikonte me drejtues të lartë të policisë së shtetit”, tha Lala.

E pyetur për dënimin e Salianjit, gazetarja Lala tha se është veprim i padrejtë, ai mund të vuante dënimin në shërbim prove.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb