TIRANE

Ikona e sportit shqiptar Klodiana Shala së fundmi ka reaguar me anë të një statusi në rjetet sociale për artistët dhe vështirësitë që kanë në jetë.

Duke e lidhur eksperiencën e saj me një takim të realizuar së fundmi me një artiste të cilës nuk ja përmend emrin, Klodiana përmbledh në pak rreshta gjithë keqardhjen për gjëndjen në të cilën janë ata që kanë krijuar themelet e artit në Shqipëri.

“Këto ditë kam menduar gjatë, jo pa trishtim, sesi shoqëria jonë është më shumë e dhënë pas dukjes së rreme, jo pas vlerave të vërteta. Rastisa të vizitoj shtëpinë e një aktoreje shumë të njohur, por po rezervohem t’ia përmend emrin publikisht pa lejen e saj. Me të krenohemi, e duam në emisione, në ceremoni, e kërkojmë kudo. Por çfarë i kemi dhënë si shpërblim? Asgjë. Stili i saj jetesës ishte krejt modest, për të mos thënë i varfër. Njësoj me një aktor tjetër shumë të dashur të humorit. Jetojnë me të ardhura modeste, pa njohur kurrë përkujdesjen e shtetit. Si sportiste me disa medalje kombëtare dhe ndërkombëtare e njoh fare mire ndjesinë e mosmirënjohjes, të harresës, të mosvlerësimit nga shteti dhe shoqëria që konsumon pa fund drama të rreme në ekranet televizive. Në 3 dekada demokraci, askush nuk u kujtua për aktorët, për artistët, për sportistët. Shoqeria është e zënë me dukjen, jo me shtyllat e shoqërisë, ato që modelojnë, i japin formë dhe ushqejnë shpirtin e kombit”, shkruan ajo.

  • foto galeri

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: