Periudhë ndryshimesh në Premier League, teksa brenda një kohe të shkurtër janë larg trajnerë të njohur si Graham Potter nga Chelsea, Brendan Rodgers nga Leicester dhe Antonio Conte nga Tottenham.
Edhe pse rezultatet nuk i kah në krah, tekniku Jurgen Klopp po reziston mjaft mirë dhe ndërkohë që flasim është akoma në krye të Liverpool. Për këtë temë, Klopp është ngacmuar në intervistë.
“Çfarë mund te them? Unë jam ende këtu në këtë botë të çmendur. Njeriu i fundit në këmbë… Mendoj se të dy klubet nuk janë në pozicionet ku pritej të ishin. I njoh mirë ata (Potter dhe Rogers), më pëlqejnë të dy, janë njerëz të mirë, trajnerë të mëdhenj.
Ata që marrin vendimet mendojnë se gjërat duhet të ndryshojnë dhe ne duhet ta pranojmë. Ishte një javë e çuditshme: fillimisht Conte (Tottenham), më pas Nagelsmann (Bayern Munich) dhe tani këta të dy. Sezoni po shkon në një fazë vendimtare dhe njerëzit kanë frikë të mos i arrijnë objektivat e tyre”.
Rezultatet: E di që jam ulur këtu për atë që kemi bërë në të kaluarën dhe jo për atë që kemi bërë këtë sezon, dhe nuk më pëlqen të flas për këtë.
Nëse ky do të ishte sezoni im i parë, gjërat mund të ishin ndryshe. Por ne kemi pronarë të zgjuar që e dinë situatën tonë. Më mirë pyesni ata. Nuk ka pse të kesh frikë. Ne jemi këtu për të marrë rezultatet, nuk jemi hajmali apo foto për t’i vendosur në mure”. – tha ai.
(BalkanWeb)
