Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste konfirmoi se në Asamble janë marrë disa vendime të rëndësishme pas analizës së detajet për të gjithë qarqet. Në një deklaratë për mediat, Klosi tha se u miratua plani i punës nga sot deri në 30 qershor, për zgjedhjet brenda PS-së. Sipas tij zgjedhjet do të kryhen në çdo organizatë socialiste, ku do të ketë 4 anëtarë të rij si kusht. Po ashtu ai tha se pjesë e partisë do të ketë më shumë gra.
Blendi Klosi: U miratuan disa vendime të rëndësishme pas analizës së detajuar të çdo qarku, ku u evidentuan problematikat. Miratuan edhe panin e punës deri në 30 qershor. Puna e organizatave, anëtarësime të reja, çdo organizatë e PS duhet të shkojë 4 shtime të reja, me theks tek gratë dhe të rinjtë.
Në Tiranë duhet të kemi një strukturë më të organizuar duke kuptuar që gjithmonë e më shumë rritet dhe ka numrin më të madh të votave socialiste dhe mundësitë për t’u shtuar. Në zgjedhje në hyjmë për të fituar në të gjithë bashkitë, nuk kemi asnjë bashki ku nuk synojmë fitoren.
