Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka liruar nga detyre Aida Hajnajn drejtoreshën e BKH.
Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.
Gjashtë anëtarë të KLP votuan pro faktit që mandati i saj ka mbaruar që më 31 gusht, ndërkohë 4 të tjerët ishin pro faktit që mandati i saj mbaron në një datë tjetër.
Mësohet se Erind Mërkuri, Sokol Stojani, Olger Eminaj dhe Erind Gërmenji votuan si datë të mbarimit të mandatit datën në shtator
Ndërsa Erjon Fejzulla, Arta Mandro, Zeqir Hoda, Ledina Rizaj, Mirela Bogdani dhe Vat Staka votuan që mandati i Hajnaj mbaroi në 31 gusht.
Njoftimi:
Këshilli i Lartë i Prokurorisë u mblodh ditën e hënë, në seancë plenare, në prezencë të anëtarëve të Këshillit, përfaqësuesve nga Ministria e Drejtësisë, Projekti Eu4Justice dhe përfaqësues të medias.
Gjatë seancës, z. Erind Mërkuri propozoi mbarimin e mandatit më 01.09.2025, bazuar në Nenin 2, pika1, të Kodit të Procedurës Administrative.
Pasi u njoh me relacionin e propozuar nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, i Administrimit dhe Buxhetit, Këshilli miratoi me shumicë votash, lirimin nga detyra të Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, znj. Aida Veizaj (Hajnaj) për shkak të plotësimit të mandatit ligjor, me kalimin e datës 31.08.2025.
