Në 4 muajt e parë të vitit 2023 Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar një dëm ekonomik prej 2.3 miliardë lekë të shkaktuara buxhetit të shtetit nga institucionet në vend.

Në buletinin statistikor kanar-prill 2023, KLSH ka audituar 55 subjekte, të qeverisjes qendrore, ministri, agjenci, njësi të vetëqeverisjes vendore, drejtori të përgjithshme të administrimit fiskal, shoqëri aksionere me kapital shtetëror.

Për 4 mujorin e parë të vitit auditimet janë përqendruar ne institucione si Agjencia Shtetërore e Kadastrës, AKSHI, ministritë e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes dhe për Rininë dhe Fëmijët, ujësjellësit e Tiranës dhe Durrësit apo bashkitë e Belshit, Kamzës, Lezhës e Vaut të Dejës. Dëmi ekonomik vlerësohet në rreth 87,6 milion leke, ndërsa vlera më e madhe i takon menaxhimit joefektiv të fondeve e rreth 2.3 mld lekë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për shkeljet Kontrolli i Lartë i Shtetit ka dhënë 428 rekomandime nga të cilat 280 masa organizative, 82 masa disiplinore dhe administrative si dhe përmirësime ligjore dhe rekomandime për efekte negative për shkak të parregullsive.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb