Anderlecht ka ndërprerë bashkëpunimin me Besnik Hasin. Klubi belg ka vendosur të largojë trajnerin nga pankina, me lajmin që është bërë i ditur nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“RSC Anderlecht po e mbyllë marrëveshjen me kryetrajnerin Besnik Hasi. Klubi dëshiron ta falënderojë për punën dhe dedikimin”.

“Edward Still do të jetë përkohësisht trajner i skuadrës”, thuhet ndër të tjera në njoftim. Trajneri shqiptar Hasi drejtoi këtë skuadër për 43 ndeshje. Në 3 ndeshjet e fundit, skuadra mori dy humbje dhe një barazim.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb