Inter ndryshe nga vitet e tjera ka lëvizur shpejt në merkato dhe raportimet e fundit thonë se ka arritur marrëveshjen për një tjetër lojtar.

Pas Lautaro Martinez, Asamaoh, De Vrij, Nainggolan dhe Politano shumë shpejt në Milano pritet të zbarkojë edhe braziliani Malcom, i cili luan në Francë me ekipin e Bordeux.

Lajmi është bërë i ditur nga gazetari i njohur italian, Stefano Orabona: “Malcom-Inter, jemi tek shkëmbimi i dokumenteve ndërmjet dy klubeve. Operacioni është mbyllur për 12 milionë euro për huazimin dhe e drejta e blerjes 30 milionë euro.”

Brenda kësaj fundjave lojtari do të jete në Milano dhe do të prezantohet rregullisht në fillim të grumbullimit zyrtar të zikalterve.”

Të gjithë tifozët zikaltër shpresojnë të jetë kështu. Vlen të kujtojmë se gazetari Orabona ka folur për Nainggolan tek Interi që në muajin Maj dhe më pas rezultoi se kishte pasur të drejtë.

(e.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: