Celtic ka zyrtarizuar largimin e trajnerit Ëilfried Nancy. Shkak për këtë vendim janë bërë rezultatet e dobëta, me skuadrën që në 20 ndeshje numëron 12 fitore, 2 barazime dhe 6 humbje.
“Celtic Football Club njofton sot se ka vendosur të ndërpresë kontratën e trajnerit Wilfried Nancy, me efekt të menjëhershëm.
Klubi e falënderon Ëilfried për përpjekjet e tij dhe i uron atij dhe familjes së tij më të mirat për të ardhmen”.
