Besiktas ka mbetur pa trajner, pasi Sergen Yalçın është larguar nga pankina. Besiktas ka bërë me dijen lajmin për Yalçin, i cili, në shenjë respekti, madje ka vendosur që të heqë dorë nga një shumë parash të pagës që klubi ende nuk ia kishte likuiduar.

“Falënderojmë Sergen Yalçın për kontributet e tij në klubin tonë dhe i urojmë suksese në vijim.”

Sergen Yalçın mori drejtimin e Beşiktaş kur skuadra kishte 6 pikë në javën e dytë dhe e mbyllën kampionatin në vendin e 4-t me 60 pikë”- shkruan klubi. Kujtojmë që te Besiktas luajti si i huazuar mesfushori i Kombëtares, Kristjan Asllani.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: