Arber Hoxha ka shënuar 6 gola dhe ka dhuruar 3 asiste, në 17 ndeshje të luajtura në kampionatin kroat. Për sulmuesin e Dinamos së Zagrebit, ka patur interesim nga skuadra e Galatasaray në Turqi.
Gjithsesi, Dinamo Zagreb vështirë se do të pranojë të shesë lojtarin.
“Dinamo është shumë i vetëdijshëm se Hoxha është një nga lojtarët kyç në përpjekjen e tyre për ta fituar titullin dhe sigurisht që nuk do ta shesin atë, pavarësisht se sa shumë ofron Galatasaray”, shkruan “Veçernji List”.
