Forcat e koalicionit të udhëhequra nga Arabia Saudite njoftuan se kanë neutralizuar një anije të Huthive të ngarkuar me eksploziv në Jemen në jug të Detit të Kuq.
Sipas agjencisë saudite të lajmeve SPA, është parandalua sulmi që Huthit u përpoqën të organizonin me një anije të mbushur me bomba në Detin e Kuq.
Në deklaratën e koalicionit thuhet se milicitë Huthi vazhdojnë të kërcënojnë linjat e transportit dhe tregtinë globale.
Lidhur me këtë ende nuk është bërë asnjë deklaratë nga Huthit.
Në Jemen, ku paqëndrueshmëria politike ka mbizotëruar për një kohë të gjatë, Huthit e mbështetur nga Irani kanë kontroll në kryeqytetin Sana dhe disa rajone që nga shtatori i vitit 2014.
Ndërsa forcat e koalicionit të udhëhequra nga Arabia Saudite kanë mbështetur qeverinë e Jemenit kundër Huthive që nga marsi i vitit 2015.//AA
