Nga: ZONJA VJOLLCA*
1-2 peshk koc
Kripë
Piper i zi
Spec djegës
3 lgj lëng limoni
3 lgj vaj ulliri
Për sallatën:
200 gr fasule të ziera
10 domate të thata në vaj
½ tufë majdanoz
1 qepë e kuqe
1 kastravec
1 domate
Ullinj jeshil
1 kastravec
2 karrota
2 speca me ngjyra
3 lgj vaj ulliri
3 lgj uthull
1 lç mustardë
1 lç mjaltë
Kripë
Piper i zi
Fillimisht vendosim fasulet në ujë per disa orë, i shpëlajmë mirë dhe i vendosim për të zierë për 45 minuta. Në një enë tjetër vendosim karrotat të ziejnë për 5-7 minuta. Ndërkohë që fasulet ziejnë presim ullinjtë në unaza, domatet e thata në shirita, qepën e kuqe, kastravecin, specat dhe karrotat i presim në kubikë të vegjël.
I vendosim të gjitha perimet së bashku me fasulet në një tas. Përgatisim salcën marinuese duke trazuar uthull me vaj ulliri, mustardë, mjaltë, kripë dhe piper dhe marinojmë sallatën. E mbulojmë tasin me qese celefon dhe e vendosim në frigorifer për 1 orë.
Marinojmë peshkun me kripë, piper dhe lëng limoni dhe e vendosim të skuqet në një tigan me vaj ulliri derisa tuli të bëhet transparent, në fund shtojmë pak spec djegës në tigan.
E servirim peshkun në pjatë të shoqëruar me sallatën me fasule duke i vendosur fillimisht pjatës disa gjethe sallate jeshile.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)
