Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një replikë në Kuvend, sa i takon deklaratave për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja. Ai tha se ministrja Koçiu doli zbuluar nga KLGJ, ndërsa ai e cilësoi ministren si mashtruese.

Berisha iu referua deklaratës së dhënë prej Koçiut se policia nuk ka asnjë lidhje me mbrojtjen në gjykata.

Deklarata e Koçiut erdhi pas vrasjes së gjykatësit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit.

“Duartrokitjet tuaja pas zisë për gjykatësin tregonin se fytyrat i keni maska dhe maskat fytyra.
Se si mund të ndodhë kjo, ju qofshi, ju e dini.
Për sa i përket ministres, ajo ka bërë mashtrim publik dhe askush nuk mund të mbrojë një mashtruese publike të denoncuar nga KLGJ-ja.
Çfarëdo apoteoze që t’i thurësh ti asaj, ajo është një mashtruese publike.
Bëj ç’të duash, por ajo është një mashtruese publike.
Kurse për sa i përket drejtësisë së parafolësit, unë u them shqiptarëve se falas asaj reforme të Xhorxh Sorosit, sot shqiptarët, për të cilët ju nuk pyesni- dhe që shpreh fatkeqësi më të madhe nuk kisha parë që në një fatkeqësi, dhe e papranueshme absolutisht, të shprehet një urrejtje masive, nuk kisha parë ndonjëherë- dhe ajo urrejtje është për drejtësinë që krijuat. Nuk është për individin.
Është për atë drejtësi e cila sot i ka privuar shqiptarët nga e drejta e procesit ligjor.
Është për atë drejtësi, e cila sipas organeve zyrtare kërkon 15 vite për një vendim.
Është për atë drejtësia, e cila sot për mungesë e vendimeve ka krijuar qindra e qindra raste vetëgjyqësie”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb