Stafi i emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” udhëtoi në Kodër Thumanë për të takuar Megin 12 vjeç. Prindërit e saj dhe vetë ajo tregojnë për gazetarin e emisionit Ferit Lika peripecitë me shëndetin që kanë nisur para 1 viti e gjysmë më parë.

Babai i Megit: Ne jetojmë në Kodër Thumanë, nga tërmeti nuk kemi pasur probleme Megi ka qenë e shkathët në shkollë e urtë e mbarë. Para një vitit e 7 muaj u rrëzua më tha babi kam vrarë këmbën, e kemi dërguar në çdo spital, ndodhi 3 muaj para tërmetit. Dështoi si operacion mjeku tha bëra të pamundurën, ka nevojë për protezë në këmbë, mjeku na ka dhënë garanci. Megi ka shumë probleme me shëndetin do të shkojë në shkollë do të jetë si shoqet, ishalla bëhet mirë. Do Zoti e kryejmë këtë operacion
Nëna e Megit: Rri e qan Megi se do të shkojë në shkollë, kemi bërë shumë vizita por në një spital më thanë se e marrin përsipër, më dhëmb shpirti duke e parë fëmijën ashtu, mos më hidh dy batanije se më dhëmb këmba fort.

https://www.youtube.com/watch?v=km1vXaOPEE4

Megi: Familja ime është shumë e mirë, kanë bërë të pamundurën për mua, ka hyrë në borxhe shumë nuk e di a do dalin nga borxhet. Dua të shkoj në shkollë si shoqet, këtë vit nuk kam nis fare shkollë, është lodhje nuk mund të eci. As dy batanije nuk i mbaj dot, se më dhemb këmba, babi është sëmurë prej meje nga meraku. Kur ra tërmeti babi ishte jashtë tha do Zoti nuk më ka zënë brenda fëmijët. Do Zoti bëhet një mrekulli për mua dhe familjen time!

Megi mori lajmin se do të operohej pasi paratë ishin siguruar. Në spital kanë folur prindërit ndërsa operacioni i vajzës përfundoi me sukses!
Babai i Megit: Erdhëm këtu në mëngjes, bëri tamponin dhe bëri ca vizita tani ka hyrë në sallë dhe me shpresë të Zotit, ndihem në ankth, ajo do bëhet mirë, ndiej frikë por edhe shpresë, ketë çast e kemi pritur, minuti më duket orë. Operacioni i Megit shkoi shumë mirë dhe duhet pak kujdes me vajzën i duhen dy muaj për të marrë veten, ndihem i lehtësuar, ju falënderojmë nga zemra.

E ëma e Megit: Vajza ishalla bëhet mirë, më tha që kishte frikë, e mora me të mira se ishte në siklet. Më tha se në mëngjes kishte puthur motrën. Tani pas operacionit ndihemi

Megi: Operacionin e kam bërë jam shumë e lumtur, i them prindërve të mi mos të mërziten më se gjithçka shkoi mirë, falënderoj shqiptarët që kanë kontribuar për mua dhe xhaxhin Elvis Naçi, nuk ishte operacion i lehtë për mua, do bëhem si shoqet e mia dhe do shkoj në shkollë.

https://www.youtube.com/watch?v=PYp3jwVcCKU

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb