Një pikë kthese e rëndësishme po vjen për Kodin e ri italian të Autostradave.

Pas disa muaj diskutimesh, projekti u miratua nga Dhoma e Deputetëve dhe tani po diskutohet në Senat, shkruan nascecresceignora.it.

Nëse gjerat do të shkojnë mirë, atëherë do të ketë një hap të madh përpara për mbrojtjen e kafshëve.

Ndër ndryshimet e shumta të parashikuara për Kodin e Autostradave (mbi të gjitha ashpërsimi i gjobave për ata që drejtojnë automjetin në gjendje të dehur apo nën ndikimin e drogës), në fakt spikat ai që ka të bëjë me braktisjen e kafshëve.

Do të vendoset një rrethanë e veçantë rënduese për rastet kur braktisja (që tashmë është e dënueshme me ligj) bëhet në rrugë, pasi do të ketë deri në 7 vjet burg dhe pezullim patente nga gjashtë muaj në një vit.

Jo vetëm kaq.

Nëse kafsha e braktisur do të shkaktonte pa dashje një aksident rrugor, duke shkaktuar viktima ose lëndime, atëherë personi përgjegjës për braktisjen mund të ndiqet penalisht për aksidente rrugore ose lëndime të rënda.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: