Avokati Redi Ramaj, i ftuar në emisionin Log. në News24, u shpreh se nuk ishte nevoja e një hartimi të Kodit të ri Penal me kaq shumë nene penalitete dhe pa u pyetur profesionistët e fushës.

Sipas Ramajt, nëse Prokuroria e Përgjithshme del kundër këtij drafti dhe thotë se nuk jemi konsultuar dhe e kritikon, gjithashtu edhe Dhoma e Avokatisë ka thënë se nuk jemi pyetur për këtë draft, do të thotë se ka probleme.

Redi Ramaj: E para dhe më e rëndësishmja që mendoj unë, nevoja e një kodi të ri penal me kaq shumë nene penale, me kaq shumë ashpërsi të dënimeve, pa konsultime me profesionistë të së drejtës dhe juristë, nuk më duket normale.

Nëse Prokuroria e Përgjithshme del kundër këtij drafti dhe thotë se nuk jemi konsultuar dhe e kritikon, gjithashtu edhe Dhoma e Avokatisë ka thënë se nuk jemi pyetur për këtë draft, do të thotë se ka probleme. Po ashtu, edhe institucione të tjera që kanë heshtur ose kanë thënë të njëjtën gjë, do të thotë që këtu ka probleme. Ky draft do të konsultohet edhe me institucione të tjera, do të kalohet edhe komisione parlamentare, por profesionistët që merren me këtë duhet të kishin më tepër akses dhe pyetur.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb