Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka kritikuar Kodin e Ri Penal, duke e quajtur atë “felliqësirë” dhe duke akuzuar kryeministrin Rama se po përpiqet t’ia lërë fajin të tjerëve, si Arben Rakipit.

Sipas Vasilit, procesi i hartimit të Kodit ka qenë i mbyllur dhe pa konsultime me institucionet kryesore të drejtësisë dhe Bashkimin Europian.

Ai thekson se Kodi është projektuar për të mbështetur “diktaturën e narkoshtetit” dhe është i papajtueshëm me standardet e BE-së, që ka shprehur shqetësime serioze për të drejtat dhe liritë qytetare në Shqipëri.

Postimi i Petrit Vasilit:

O budallenj Rama dhe vetem Rama e ka bere Narko-Kodin , qe kerkon t’jua lere ne derë te tjereve!

Kodi i ri Penal eshte tashme nje felliqsire e kuptuar qarte nga te gjithe.

Rama po kerkon qe kete dobiç t’ja u lere ne preher ca Rakipve e ca te tjereve.

Ne rast se do te ecte pa zhurme  e pa vemendje ky Kod, meriten do ta rrembente Rama dhe maxhoranca rilindase, qe do fillonin pallavrat propagandistike, qe demek bene Shqiperine me Kod Penal.

Por Rama dhe qeveria kane plot gjashte vjet qe merrn e stërmerren me kete Kod dhe kane udhequr, organizuar, porositur e kontrolluar çdo hap te ketij Kodi sipas qellimeve te tyre te errta.

🏴  Aq e mbyllur ne menyre mafioze ka qene kjo pune sa qe asnje institucion rilevant nuk eshte konsultuar fare duke filluar qe nga:

▪️Bashkimi  Europian.

▪️Komisioni i Venecias,

▪️Prokuroria e Pergjithshme

▪️Gjykata e Larte

▪️SPAK

▪️DHoma e Avokatise.

Pra perjashtimi i hapur i ketyre institucioneve flet qartazi per kete proces narkoqeveritar totalisht te mbyllur te hartimit te Kodit, me qellime te percaktuara qarte, per te mbeshtetur instalimin e diktatures se narkoshtetit te korruptuar dhe te kapur, qe kerkon Kodin Penal si alibi ligjore per krimet e kryera.

Nga ana tjeter Delegacioni i BE ne Tirane tregon qarte se nuk eshte konsultuar fare dhe se nuk jane aspak censura e medias, mbrojtja e krimineleve dhe e prostitucionit prioritetet e Shqiperise per Kodin Penal te nje vendi qe kerkon te anetaresohet ne BE.

BE qarteson ne menyre direkte se:

🚩 “Jemi veçanërisht të shqetësuar për ndryshimet ligjore të propozuara nga grupi i punës, të cilat mund të kenë ndikim negativ mbi të drejtat e qytetarëve, lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias”.

🚩 “Këto dispozita nuk janë në përputhje me standardet e BE-së dhe jemi të bindur se, në kuadër të procesit të konsultimit dhe në kuadër të angazhimeve për anëtarësim, këto shqetësime do të adresohen”.

🚩 “Në periudhën afatshkurtër, BE-ja e inkurajon Shqipërinë t’i japë përparësi atyre ndryshime legjislative që janë të nevojshme për të përmbushur standardet ndërmjetëse të përcaktuara në Qëndrimin e Përbashkët të BE-së për Grup-kapitullin 1 psh.

🔷  ️dekriminalizimi i shpifjes,

🔷  ️rishikimi i kuadrit ligjor për trafikun e drogës,

🔷️   trafikun e qenieve njerëzore, abuzimin me fëmijët,

🔷️  armët e zjarrit,

🔷️  pastrimin e parave”.

Çdo perpjekje e Rames qe tua lere te tjereve kete Kod eshte vetem prove e fajit te tij, por edhe e karakterit teper te dobet te tij, qe i perdor legenat patronazhiste dhe pastaj i lëshon ne rruge te madhe si qënie pa asnje vlere.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb