Ish-kandidati për deputet i PD, Aulon Kalaja, theksoi se Kodi Zgjedhor aktual është i dëmshëm për kandidatët dhe për partitë politike, sipas tij, që u përkasin opozitës.

Kalaja shtoi në studion e News24 se Kodi Zgjedhor është i pafavorshëm për kandidatët dhe partitë politike të opozitës. Ai kritikoi edhe uljen e PD në një tryezë me PS për Reformën Elektorale.

“Mua më shqetëson ulja e PD në këto momente me PS për çështjen e Kodit Zgjedhor, jo se jam kundra Kodit zgjedhor. Ne kemi një Kod Zgjedhor që duhet hedhur në koshin e mbeturinave. Është një Kod që i pamundëson kandidatëve për të parë votat e veta.

Është një Kod Zgjedhor ku një parti politike mori 66 mijë vota jep vetëm një deputet. Është një kod ku Bashkia Krujë që ka 100 mijë banorë s’ka asnjë deputet në parlament.”, tha Kalaja.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb