Nga: ZONJA VJOLLCA*
1 kg kofsha dhe shpatull pule
2 kokrra qepë
2 thelpinj hudhër
2 patëllxhanë
2 kunguj
2 speca të verdhë
500 gr domate
2 degë rozmarinë
1 lç trumzë
5 lgj vaj ulliri
1 lk piper të kuq
Kripë
Piper i zi
2 lgj uthull balsamike
1 lk sheqer
Patëllxhanët, kungujt dhe specat i presim në kubikë me brinjë 1 cm dhe i përziejmë në një tas. Më pas presim domatet në feta, qepët në kubikë të vegjël, hudhrat i grijmë imët dhe i trazojmë në tasin me perime duke shtuar në fund kripë, piper të zi, piper të kuq, trumzë dhe rozmarinë të grirë imët dhe 3 lugë vaj ulliri. I përziejmë mirë dhe i vendosim në një tavë të lyer me vaj.
Në një tas trazojmë 2 lugë vaj ulliri me kripë, piper të zi dhe piper të kuq dhe marinojmë copat e mishit të pulës. I vendosim në furrë në grill direkt në zgarë dhe poshtë zgarës vendosim tavën me perime në mënyrë që gjatë pjekjes lëngu i pulës të kullojë direkt tek perimet. I lemë në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 50-60 minuta.
I servirim perimet me kofshat e pulës duke i spërkatur perimet me uthull balsamike të trazuar me një majë luge sheqer.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)
