Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, komentoi arrestimin e presidentit venezuelian Nicolas Maduro nga SHBA, duke theksuar rëndësinë e qëndrueshmërisë së vlerave demokratike.

“Autokratët njihen dhe mbrohen mes tyre, por bien njësoj. Demokracia nuk ka standarde të dyfishta: ose je me lirinë, ose kundër saj. Koha e maskave po mbaron”, shkroi Vokshi në reagimin e saj.

Reagimi i Albana Vokshit:

Kur propaganda shembet dhe e vërteta del në dritë.
Autokratët njihen mes tyre, mbrohen mes tyre dhe bien njësoj.
Demokracia nuk ka standarde të dyfishta: ose je me lirinë, ose kundër saj.
Koha e maskave po mbaron.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb