Pavarësisht grevës se njoftuar nga shoqata e kamionistëve të Maqedonisë së Veriut për pezullimin e qarkullimit të mallrave në disa vende të Ballkanit Perëndimor dhe BE, në doganën e Qafëthanës, ka pasur hyrje te pakta nga Maqedonia e Veriut të kamionëve dhe mjeteve të tjera të transportit të mallrave.
Kamionët kanë kryer veprimet në të dyja doganat dhe më pas i janë nënshtruar kontrollit në skaner.
Kamionistët nga Maqedonia e Veriut thonë se greva lidhet me ditët e qëndrimit në vendet e BE dhe sipas njoftimit , ditët e qëndrimit të tyre do të numërohen.
Kjo sjell pasoja pasi koha e qëndrimit të tyre në vendet e BE është e kufizuar. Ministria e Transporteve e Maqedonisë sipas tyre, e ka mbështetur grevën e tyre dhe pritet një reagim nga vendet e BE.
