Tedi Blushi në një intervistë në “News24”, foli për protestën e 22 dhjetorit, duke ndarë edhe mesazhet e ish-presidentit Ilir Meta.
Blushi tha se pavarësisht se Meta ndodhet në izolim ekstrem për shkak të regjimit, ai sërish ka dhënë mesazhe të forta, për t’u përballur me regjimin.
“Zoti Meta është izoluar nga tmerri i Ramës nga të vërtetat që zoti Meta i ka thënë me zë të lartë”. Zoti Meta në një burg ekstrem. Me zotin Meta nuk jam në komunikim normal për shkak të kufizimeve që ky regjim i ka vendosur. Sigurisht edhe pse i kufizuar, komunikimi ka qenë. Porosia e vetme e tij ka qenë gjithmonë përballja me këtë regjim që nuk është armik vetëm i opozitës, por i lirive dhe të drejtave. Sa i përket protestës së 22 dhjetorit, jo më larg se dje ai i bëri thirrje të gjithë shqiptarëve për çdo shqiptar duhet t’i bashkohet. Pra mesazhi i vetëm i tij ka qenë përballja dhe t’i jepet mundësia të gjithë qytetarëve të thonë fjalën e tyre. Edi Rama praktivisht partinë e ka futur në burg, duke qenë se lideri i saj është në këtë situatë. Pra është koha që duhet shumë sakrificë”, tha ai.
