Ministri i Brendshëm Taulant balla ka shkuar sot në Shkodër ku është bërë një analizë e punës gjatë 2023 dhe janë vendosur prioritetet për 2024.
Gazetari Senad Nikshiqi raporton se Balla u shpreh që ka mbaruar koha kur policia nuk mund të hynte në lagjet e të fortëve, ndërsa ka dhënë porosi që prioritet për këtë vit të jetë lufta ndaj narkotikëve dhe goditja e grupeve kriminale.

“Në Shkodër janë 247 persona në kërkim. Koha e të fortëve ka mbaruar. Ka mbaruar koha kur policia nuk mund të hynte në lagjet e Shkodrës të kthyera në bajraqe.

Sfida për 2024 është kontrolli i territorit në evidentimin e bimëve narkotike dhe goditja e grupeve kriminale”, ka deklaruar Balla.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: