MAQEDONI E VERIUT

Kreu i BDI, Ali Ahmeti ka prezantuar Naser Ziberin si politikani që do të tentojë të bëhet kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut në zgjedhjet e 15 korrikut.

Ky prezantim ka ardhur ditën e nisjes së fushatës elektorale në Maqedoninë e Veriut teksa BDI do të futet në zgjedhje e vetme pa koalicion.

Naser Ziberi ka qenë nënkryetar i qeverisë si dhe ish- deputet e funksionar i lartë i PPD.

“Pas konsultimeve intensive me shoqërinë civile, botën akademike, ekspert dhe opinion krijues, por edhe me miq e dashamirë, arritëm deri tek emri unifikues dhe meritor për të qenë i pari shqiptar që garon për të thyer edhe kornizën e fundit një-etnike në Maqedoninë e veriut, atë të kryeministrit të vendit dhe ky është Naser Ziberi i cili i ka të gjitha virtytet për të prirë ekzekutivin e vendit drejt barazisë së plotë.” tha Ahmeti.

Nga ana tjetër Ziberi tashmë do të jetë në një përballje ‘kokë më kokë’ me dy maqedonasit e tjerë, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski se kush do të fitojë zgjedhjet dhe postin e kryeministrit.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb