Pas impenjimit me kombëtaren e Shqipërisë, Armando Broja do të rikthehet në Angli, ku do të kërkojë të jetë protagonist me Burnley.
Lajme të mira për Brojën vijnë së fundmi, teksa sulmuesi i Burnley, Lyle Foster ka pësuar dëmtim te kombëtarja e Afrikës së Jugut.
Kjo do të thotë se gjasat që Broja të jetë titullar në sfidën ndaj Leeds, janë mjaft të mëdha.
Tekniku Scott Parker beson te aftësitë e 24-vjeçarit dhe në fundjavë, ai do ketë mundësinë e artë për të treguar veten.
Broja luajti 63 minuta me Serbinë, ndërsa 30 minuta u aktivizua në miqësoren ndaj Jordanisë, madje gjeti edhe golin.
