Qytetarë të ndryshëm, që para 9 gushtit kishin një dritare komunikimi me News24, përmes emisionit “Koha për tu zgjuar” me gazetarin Klevin Muka, nuk e kanë braktisur ekranin e televizionit më të madh informativ, përkundrazi i janë bashkuar studios së improvizuar në hyrje të godinës e cila mbahet e rrethuar nga policia ushtarake.

Për mikrofonin e News24, në intervistat e tyre ata kanë shprehur solidaritetin me gazetarët e News24 dhe kanë kërkuar që kjo situatë e paprecedent të zgjidhet me ndërhyrjen e autoriteteve më të larta, deri tek presidenti.

Nga ana tjetër, qytetarët kanë vijuar të denoncojnë problematikat që lidhen me pensionet e ulëta, rritjen e cmimeve të ushqimeve, problemet me legalizimet, duke e vlerësuar News24 si një television që ka qenë e do vijojë të jetë gjithmonë në shërbim të qytetarit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb