Çdo ditë News24 në emisionin e mëngjesit “Koha për t’u zgjuar” sjell për qytetarët këshilla nga ekspertë të ndryshëm që prekim shumë aspekte të ndryshme të jetës, që nga problematikat me legjislacionin apo pronat, shëndeti, mjekësia alternative, kujdesi ndaj vetes, si dhe një hapësirë e veçantë i kushtohet edhe mirërritjes së fëmijëve dhe këshilla nga pediatër apo logopedë për problematika të ndryshme që hasen nga prindërit.
Por që nga e diela, “Koha për t’u zgjuar” sjell një risi për të gjithë qytetarët që zgjedhin të kalojnë mëngjesin në shoqërinë e News24.
Çdo të dielë në studio do të jetë i ftuar astrologu Jorgo Pulla, i cili do të sjellë për ju këshilla astrologjike, dhe me të cilin mund të komunikoni live në emision për çdo specifikë.
