Pas konventës së LSI-së mbrëmjen e kaluar dhe themelimin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta shpreh mirënjohjen për të gjithë delegatët e partisë.

Ai shprehet se dje është hedhur hapi i parë drejt Referendumit, i cili do të rivendosë sovranitetin e plotë të popullit.

“Me mirënjohje për të gjithë delegatët për vendimin historik të themelimit të Partisë së Lirisë. Dje hodhëm hapin e parë në përmbushjen e misionit tonë për rivendosjen e Sovranitetit të plotë të popullit shqiptar nëpërmjet Referendumit.
Tani është Koha për Veprim! Asnjë sekondë për të humbur! ??”, shkruan Meta.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: