Donald Trump e ka paralajmëruar Iranin se “koha po mbaron” për të negociuar një marrëveshje mbi programin e tij bërthamor, pas shtimit të vazhdueshëm të forcave ushtarake amerikane në Gjirin Persik.

Presidenti amerikan tha se një armadë masive po lëvizte shpejt, me fuqi, entuziazëm dhe qëllim të madh drejt Iranit, duke iu referuar një flote të madhe detare amerikane.

Në përgjigje, Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, tha se forcat e armatosura të vendit ishin gati “me gishtat në këmbëz” për t’iu përgjigjur menjëherë dhe fuqishëm” çdo agresioni nga toka ose deti.

Irani këmbëngul se programi i tij bërthamor është tërësisht paqësor dhe ka mohuar vazhdimisht akuzat e SHBA-së dhe aleatëve të saj se po përpiqet të zhvillojë armë bërthamore.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb