Disa fotografi të ndara në Shtëpia e Bardhë në platformën X, kanë bërë xhiron e rrjetit.
Në Ditën e Shën Valentinit, nuk është kursyer humori, por edhe mesazhet mes rreshtash. Me disa kartolina, që përcjellin mesazhe të ndryshme rreth politikës së SHBA apo diplomacisë, kështu ka zgjedhur Shtëpia e Bardhë ‘të urojë’ Shën Valentinin.
Në një foto është imazhi i momentit të arrestimit të Nicolas Madouro, ku shkruhet “Më ke rrëmbyer zemrën”. Në një tjetër foto është harta e Groenlandës në formë zemre ku shkruhet “ka ardhur koha për të përcaktuar natyrën e marrëdhënies sonë të lirë”.
Ndërkohë, një tjetër kartolinë përmban një foto të senatorit demokrat Chris Van Hollen me anëtarin e dyshuar të bandës Kilmar Ambrogo Garcia.
“Dashuria për ty është po aq e fortë sa demokratët i duan emigrantët e paligjshëm. Do të fluturoja 1,537 milje për të pirë diçka me ty”, shkruhet në foto.
Së fundmi, Trump shfaqet në njërën prej kartave që tregon nënshkrimin e një urdhri ekzekutiv në lidhje me kufizimin e përfitimeve sociale. Zarfi që ai mban tregon numrin e urdhrit dhe në të djathtë shkruan: “Bëhu Shën Valentini im”.
Sipas New York Post, komentet me nota humori të Shtëpisë së Bardhë në mediat sociale zakonisht krijohen nga vetë presidenti amerikan, Donald Trump, ose zëvendësshefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Dan Scavino, dhe zëvendësdrejtoresha e komunikimit, Kaylan Dore.
Made just for you 💌 pic.twitter.com/DhSgnGK1M6
— The White House (@WhiteHouse) February 14, 2026
