Bayern Munich mbylli vitin në krye, por tani është koha për të bërë llogari, kjo pasi disa titullarë të rëndësishëm janë në skadencë kontrate. Bordi drejtues i Bayern ka në tavolinë dy kontrata, dy çështje që janë shumë pranë për të gjetur një akord të ri. Më pranë rinovimit të kontratës është Serge Gnabry, me sulmuesin gjerman që i përfundon kontrata në 2026, por sipas mediave gjermane, palët janë shumë pranë rinovimit deri në qershor 2028.
Pak më ndryshe është diskutimi për Conrad Laimer. Mesfushorit austriak i përfundon kontrata në 2027, por mund të gjejnë një akord të ri deri në 2029 pasi drejtuesit e klubit janë shumë të kënaqur me rendimentin e tij.
Në një situatë të ngjashme është edhe Leon Goretzka, me mesfushorin që i përfundon kontrata në fund të këtij sezoni, por këtë periudhë për të trazuar disi drejtuesit e Bayern Munich ka menduar Antonio Conte, me trajnerin e Napolit që e ka vendosur mesfushorin gjerman në listën e dëshirave. Është pak e vështirë që Conte dhe Napoli të bindin Bayern të lënë të lirë lojtarin gjatë merkatos së janarit, pasi në kushte të tilla duhet të paguajnë.
Napoli shpreson që Bayern dhe Goretzka të mos gjejnë një akord gjatë kësaj periudhë për rinovimin e kontratës, për të synuar më pas ta transferojnë fals në fund të sezonit.
