Zbulohen detaje të reja për drogën e kapur në Portin e Durrësit pasditen e sotme. Mësohet se kokainë është gjetur në një kontejner me banane të ardhur nga Amerika Latine për “Banaking”.

Dyshohet për një sasi rreth 30 kg kokainë të fshehur mes bananeve që me sa duket nuk ka arritur t’i shpëtojë kontrolluesve në Port.

Policia ka nisur shoqërimin e personave të dyshuar të përfshirë në aktivitetin kriminal dhe marrjen e tyre në pyetje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: