Detaje të fundit janë zbuluar në lidhje me sasinë e drogës të sekuestruar në portin e Durrësit.

Gazetari Igli Çelmeta ka raportuar për News24 se sasia e kokainës, saktësisht 31 kilogramë, është pikasur nga agjencitë e huaja partnere, të cilat kanë vënë në dijeni Policinë e Shtetit.

Kokaina ishte fshehur brenda kapakëve te frigoriferit të një kontejneri.

Bëhet me dije se operacioni është në vijim dhe se vazhdojnë kontrollet në kontejnerët e tjerë me banane.

Çelmeta raporton se brenda pak minutash pritet që policia e Shtetit të dalë me një deklaratë zyrtare mbi rastin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb