Një nga personat e arrestuar për kokainën e kapur në Fier dy natë më parë, e fshehur në thasët me pleh kimik, është Bledar Matoshi.

Ky i fundit, siç raporton për BalkanWeb gazetarja Klodiana Lala, njihet për lidhjet e tij me një prej personazheve më të njohur të botës së krimit që aktualisht qëndron në Dubai dhe është i skeduar edhe më herët për trafik kokaine.

Matoshi u ndalua në rrugën e Arbrit bashkë me disa miqtë e tij, ndërresa në mjetin e tyre u gjetën armë. Dyshohet se Matoshi dhe shokët e tij do të merrnin ngarkesën nga Fieri, për ta përpunuar më pas drogën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: