TIRANE-Koço Kokëdhima i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama në lidhje me një deklaratë që ky ka bërë muaj më parë në Jug të vendit se do të pleqëronte me të në Vuno. 

Mirëpo, Kokëdhima e ka refuzuar hapur kryeministrin. Duke folur për gazetarin Eni Shehu të “ABC News”, Kokëdhima tha se nuk ka ndërmend të pleqërojë as në Vuno dhe as në Gjirin e Lalëzit, duke konfirmuar prishjen e tij me Ramën
“Për këtë punën e pleqërimit unë them se nuk do pleqëroj as në Vuno as në Lalëz, nuk kam ndërmend madje të pleqëroj por do të punoj deri në ditën e fundit të jetës.” tha Kokëdhima.

(d.b/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb