TIRANE – Anbeta Toromani dhe Alessando Macario njihen prej 11 vitesh, nga këto prej 9 vitesh janë bashkë. Balerina shqiptare dhe balerini italian janë çift dhe në jetë, veçse në skenë. Tashmë balerina shqiptare dhe partneri i saj italian kanë ardhur në Shqipëri, për të interpretuar në operën Carmen. Është hera e dytë që do të ngjiten në një skenë shqiptare, ndërkohë që në Itali, pesë apo gjashtë vitet e fundit i ftojnë thuajse gjithmonë bashkë për role të ndryshme baleti.

9b3862a6c7a389c888cc3d1dfb68a2aa

Të ftuar në studion e Rudina, Anbeta dhe Alessandro kanë treguar dhe fillimet e historisë së tyre të dashurisë. Ata ishin takuar fillimisht në një pjesë baleti, 11 vjet më parë, por në atë kohë nuk ndodhi asgjë. “Kërcyem dhe secili shkoi në rrugën e tij”, tregon Anbeta, por dy vjet më pas u takuan sërish në një tjetër balet. Këtë herë nuk kërcyen bashkë, por bashkuan jetët.

“Në këtë pikë unë fillova të bëja italianin, ta kortexhoja, ndërsa ajo ishte shqiptarja kokëfortë”, ka treguar Alessandro në italisht, edhe pse ka nisur të mësojë shqip, një detyrë që Anbeta ia ka vënë prej kohësh.

Dhe me sa duket fitoi. Në një nga darkat kur djali napolitan, kishte ardhur të takonte Anbetën në Romë shkëmbyen puthjen e parë. Të dy e mbajnë mend mirë.
Ka ndodhur 9 vjet më parë dhe që atëherë nuk janë ndarë më.
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: