Ish-kreu i Gjykatës së Apelit Alaudin Malaj, në intervistën e tij për emisionin “Kjo Javë”, me moderatoren Nisida Tufa në u ka drejtuar një mesazh kolegëve të tij nëse do jenë me ata që vrasin apo ata që duan zhvillimin.
“Për kolegët e mi duhet ta ndajnë mendjen, do jenë në profesionin e tyre bashkë me ata që vrasin gjyqtarët, apo me ata që duan zhvillimin”, tha Malaj.
Alaudin Malaj: Për kolegët e mi duhet ta ndajnë mendjen, do jenë në profesionin e tyre bashkë me ata që vrasin gjyqtarët, apo me pjesën tjetër të shoqërisë, me ata që duan zhvillimin?
Problemi është tek besimi që i jep publikut. Ne ndenjëm në krah të shtetit dhe në 1997. Ndërsa në 2016 i hoqëm këta gjyqtarë. Ca mesazhi dhanë për qytetarët? 0 shanse që të kenë vendin e punës pas 10 vitesh.
