Sezoni i ri, histori e vjetër, Juve e Spallettit nuk bind, ngec edhe një herë në një “X” 1-1 në transfertë përballë Cagliari-t. Me 11 pikë në 6 javë, “Zonja e Vjetër” e sheh veten shpejt jashtë zonës Champions, në vendin e 6-të, -5 pikë larg Interit kryesues. Daniel Maldini ndëshkoi Juven në minutën e 20-të, duke u konfirmuar si “bomber” në këtë fillim sezoni pasi ky ishte goli i tij i 4 në 6 javë në Serie A.
Menjëherë, me fillimin e pjesës së dytë, Spalletti ndërhyri në formacion duke hedhur në fushë lojtarë si Zhegrova dhe Alabejgovic, ky i fundit, në minutën e 81-të hodhi në zonë një kros perfekt për Kolo Muanin, me sulmuesin francez që nuk fali duke barazuar shifrat në 1-1 me një goditje të saktë me kokë. Juve spostoi Cagliari-n në gjysmëfushë me Kolo Muani kishte shansin e artë të bëhet hero për “Zonjën e Vjetër” ku pak minuta më vonë, u shërbye sërish pastër brenda në zonë, por shumë pranë vijës fatale nuk arriti të gjejë rrugën e rrjetës, por përplasi topin në traversë. Kolo Muani u kthyer në pikë referimi, por për fatin e keq të Spallettit, francezi shpërdoroi sërish, me portierin Caprile që mbajti në lojë këtë pikë të çmuar për Cagliari-n.
Fundi i ndeshjes u mbyll me tension ku Spalletti dhe trajneri i Cagliarit u ndëshkuan me karton të kuq pas një konflikti verbal ndërmjet tyre.
Pavarësisht dy pikëve të lëna në këtë transfertë, Spalletti u shfaq i kënaqur: “I thash djemve, se nëse do të luajmë kështu do të fitojmë shumë ndeshje. Nuk dua të mendoj fare për rezultatin që prodhoi ky takim, më pëlqeu paraqitja që bëmë, thjeshtë duhet të rregullojmë disa gjëra aty përpara”, u shpreh Spalletti pas barazimit 1-1 kundër Cagliarit.
