Ndërsa Juventusi po përpiqet të zvogëlojë numrin e lojtarëve në ekip, marrëveshja për Kolo Muanit duket ende larg. Paris Saint-Germain ka hapur dyert për shitjen e sulmuesit francez, me të cilin ai është i lidhur deri në vitin 2028, por oferta e paraqitur nga bardhezinjtë konsiderohet e pamjaftueshme.

Juventusi ndërkoh po shqyrton edhe mundësi të tjera për të përforcuar repartin e avancuar.

Sipas SportMediaset, Juventusi ka kontaktuar me përfaqësuesit e Darwin Nunez. Klubi nga Torino synon të njëjtin akord si ai që ai i Kolo Muanit, huazimin. Se si do shkojnë gjërat, na duhet të presim e të shohim.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb