Kolo Muani gjithnjë e më larg Torinos. Lajmet e fundit nga mediat angleze ditën e hënë flisnin për një interesim të shtuar orët e fundit nga ana e Newcastle për sulmuesin francez të PSG, që sezonin e kaluar luajti në huazim me Juventus.
Është një lojë e ndërlikuar aspak e thjeshtë dhe, mbi të gjitha, shumë e kushtueshme. Futja në garë e Newcastle (por edhe e Manchester United) në negociatat mes Juventusit dhe PSG-së për Kolo Muanin, i cili tani duket më larg, e detyron Juven të shikojë përreth për t’i dhuruar Tudor-it një tjetër sulmues pas blerjes së David-it.
Problemi, megjithatë, është se sulmuesit kushtojnë, dhe kushtojnë shumë. Për Núñez, për shembull, Liverpool ka kërkuar gjithmonë 60 milionë euro dhe vështirë se do të pranojë formula kreative. Me fjalë të tjera: para në dorë, ose pothuajse, edhe sepse Al Hilal i Simone Inzaghit, në orët e fundit, duket se është vënë seriozisht në lëvizje për lojtarin dhe mundësitë financiare të klubit saudit janë dukshëm më të mëdha se ato të Juventusit.
Logjike, ose më mirë e kuptueshme, që Juventusi të kërkojë alternativa. E fundit, edhe pse jo krejtësisht e re, vjen pikërisht nga Manchesteri, me Hojlund që është në treg dhe gati të largohet nga United. Edhe në këtë rast, duhen para, rreth 50 milionë euro, por me një ndryshim thelbësor dhe vendimtar: klubi anglez është i hapur për një huazim me të drejtë blerjeje. Një formulë që, siç mund të imagjinohet, do ta kënaqte shumë Juventusin.
Kështu që, nëse Kolo Muani po largohet dhe Núñez duket shumë i vështirë, Hojlund po bëhet dita-ditës një mundësi më konkrete.
