TIRANË – Kolonel Dritan Demiraj, i larguar pak ditë më parë nga detyra në Ministrinë e Mbrojtjes, ka deklaruar se nuk do ta pranojë shkarkimin e tij nga Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe se do të ndjekë rrugën ligjore për të vënë në vend drejtësinë.
Demiraj u ftuar në emisionin “Natë me Xhaxhiun” në televizionin “News 24” për të dhënë variantin e tij lidhur me shkarkimin nga detyra. “Në çdo moment kam dalë jashtë shtetit me leje,” – tha Demiraj, duke hedhur poshtë që në krye, motivin kryesor të shkarkimit. – Jam surprizuar nga vendimi, i cili nuk ka justifikim ligjor, por ministrja ka mbajtur një sjellje arrogante ndaj meje e ndërkohë që nuk kam pasur asnjë vërejtje nga eprorët e mi, për shkarkimin duhet të pyesni vetëm ministren,”- tha ai.
(ar.sh/BalkanWeb)
