Komandanti i forcave ruse në rajonin Kherson, Sergei Surovikin, në një takim me ministrin rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu propozoi që ushtria ruse të largohej nga pjesa e djathtë e rajonit Kherson, ku ndodhet qyteti i Khersonit.
Shoigu ra dakord me propozimin për të marrë masat mbrojtëse përgjatë lumit Dnipro dhe dha urdhrin për “fillimin e tërheqjes së trupave”.
Surovikin deklaroi se në kushtet aktuale, Kherson dhe vendbanimet e afërta nuk mund të furnizohen plotësisht. “Duke vlerësuar situatën, unë propozoj të marr mbrojtjen në bregun e majtë të Dnipro,” tha ai.
