Komandanti i Brigadës Çeçene, Adam Bisultanov thuhet se u vra më 26 maj në përleshje me mercenarët nga Britania dhe SHBA.

Rusia ka hedhur akuza ndaj Ben Grant, djalit të deputetes Helen Grant, duke theksuar se edhe ai është i përfshirë në këtë ngjarje.

Luftëtari çeçen Adam Bisultanov u vra më 26 maj në një përleshje me një grup mercencenarësh nga Britania e Madhe dhe SHBA. Grant mbërriti për herë të parë në Ukrainë në muajin mars., duke shkuar si vullnetar pasi pa pamjet e një bombardimi rus të një banesë.

Kujtojmë se që kur presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy njoftoi krijimin e Legjionit Ndërkombëtar të Ukrainës në mars, mijëra njerëz nga e gjithë bota, disa me përvojë ushtarake dhe shumë pa përvojë, kanë mbërritur në Ukrainë për t’ju bashkuar luftës.

(BalkanWeb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb