Komandanti i njësisë speciale të Policisë Ushtarake të Serbisë që njihet ndryshe si ‘Kobra’ ka deklaruar se pjesëtarët e njësisë së tij nuk janë futur në territorin e Kosovës.

Komandanti serb Darko Gjoshiç, duke iu përgjigjur akuzave të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ka thënë se njësia ‘Kobra’ nuk ka qenë e angazhuar në Kosovës.

“Njësia ‘Kobra’ e Ushtrisë së Serbisë nuk ka qenë i angazhuar në Kosovë, por me urdhër të kryekomandantit Aleksandër Vuçiç angazhohemi dhe kur e marrim atë urdhër, atëherë do ta zbatojmë plotësisht”, ka thënë Gjoshiç për “Tanjug”.

Ndërkohë Kurti ka akuzuar Serbinë për rrëmbimin e tre policëve të Kosovës, ndërsa Serbia nga ana e saj ka thënë se policët janë kapur brenda territorit serb.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb