Nuk ka vend për zhgënjim në ndeshjen e fundit kualifikuese të botërorit, Shqipëria bëri paraqitje pozitive ndaj Anglisë, por “3 luanët” morën 3 pikët, pas triumfit 0-2. Kuqezinjtë tashmë mendojnë për Play Off, me synimin e vetëm arritjen në Botëror.

Në një lidhje me Sport News në News 24, ish-kapiteni i Kombëtares, Rudi Vata, u shpreh i lumtur me paraqitjen e skuadrës.

“Ishte kombëtare me energji të fortë, solide. Më pëlqyen shumë. Ishim problematikë. Ekipi funksionoi mirë, ndaj tyre na mungoi goli.

Me këtë lloj kundërshtari sado mirë të luash, është e vështirë të ruash balancat”. Mentaliteti i tyre është që të fitojmë ndeshjen në minutat e fundit” – tha Rudi Vata gjatë bisedës me Trevisa Tufën.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb